Sport

Bushi: Disa lojtarë nuk ja dijnë vlerën fanellës

12 Tetor 2020, 17:48 Nga DOSJA
Bushi: Disa lojtarë nuk ja dijnë vlerën fanellës

Përfaqësuesja kuqezi shpresa e drejtuar nga alban Bushi mbylli javën e shkuar dy miqësore me klube shqiptare, pasi nuk arriti t’I zhillonte me Slloveninë për shkak të pozitivitetit me Covid të përfaqësueses Sllovene. Ndshjen e parë të ditës së enjte e fitoi me shifrat 6-1 ndaj Apollonisë të sapongjitur në Kategorinë Superiore,ndërkohë ditën e shtunë zhvilluan në “Selman Sëtrmasi” një tjetër test me kampionen e vendit, Tiranën me të cilën barazuan 1-1. Në tërësi duket se trajneri Bushi ka qenë shumë i kënaqur me këtë paraqitje, por nuk munguan edhe vrejtjet. ” Mendoj se u realizua qëllimi që patëm në këto dy ndeshje miqësore. Patëm lojtarë që na pëlqyen, pa përmendur emra konkretë, por ka dhe nga ata lojtarë që duhet t’ia vënë gishtin kokës, pasi përfaqësojnë ekipin kombëtar dhe Shqipëria ka mjaft talente të tjera,” – tha trjaneri kombëtares shpresa U21. Më pas Bushi tregoi edhe synimin e tij personal të këtyre ndeshjeve: “Vëmendja ime nuk ishte tek ata lojtarë të datëlindjes `98, pasi vitin e ardhshëm ata digjen  Më shumë jam përqendruar tek ata lojtarë më të rinj, të datëlindjeve 2001-‘02, që na vijnë në Kombëtaren e Shpresave. Megjithatë, ne kemi pasur edhe disa mungesa, por gjithsesi jam i kënaqur dhe me këta lojtarë që aktivizuam.”

B.T (Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban bushi ekipi shpresa kombetarja u21 alban bushi ekipi shpresa kombetarja u21

Sondazh

Poll

Sport 12 Tetor 2020, 11:48

Tifozët e Lakers përleshen me policinë

LA LAKERS – Ritkhimi në majën e basketbollit amerikan të LA Lakers pas 10 vites, bëri që njerëzit dhe tifozët të shfrenohen në rrugët e Los Axhelesit. Një lëviz...