Sport

Mjekët nuk i dhanë asnjë shans për të luajtur futboll,talenti i Chelsea-t tregon transformimin fizik

12 Tetor 2020, 20:43 Nga DOSJA

ANGLI– Charly Musonda, futbollisti belg i etiketuar si “më i miri në botë”, një djalosh me një të ardhme kaq të shndritshme, sa Chelsea nuk e ka lënë t’i shpëtojë nga duart.Ka qenë fati i keq që ka prishur gjithçka.

“Kanë kaluar katër vite nga koha që mund të luaja dy ndeshje zyrtare radhazi, tre nga hera e fundit që kam zbritur në fushë me klubin tim. Dhe dy nga këto katër vite i kam kaluar me një dëmtim në gju. Katër vite me dhimbje dhe një zemër të thyer”.

“Kur jam operuar, doktorët më kanë thënë se qëndrimi larg fushave për një kohë kaq të gjatë do të ishte fundi im, një mal i pakalueshëm kanë qenë fjalët e tyre. Por futbolli më mungon kaq shumë, sa do të bëj gjithçka është e mundur që të luaj përsëri”. Ishin këto fjalët e talentit i cili tani nuk kërkon të heqë dorë nga rikthimi në fushën e blertë.

Musonda ka publikuar pamje nga stërvitjet që po zhvillon, për t’u rikthyer sa më parë në futboll dhe transformimi i tij fizik thotë gjithçka. Tifozët e Chelsea-t nuk e besonin gjithë këtë ndryshim kur panë Musondan në fotografi, pasi përpara se të dëmtohej ai ishte i dobët fizikisht.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport charly musonda chelsea charly musonda chelsea

Sondazh

Poll

Sport 12 Tetor 2020, 18:04

Tavekio: Duka pengoi De Biazin të merrte Italinë

ITALIA – Ish-presideni i Federatës Italiane të Futbollit Karlo Tavekio, në një ndërhyrje të tij në Radio Punto Nuvo i është rikthyer edhe një viteve më parë kur...