Politike

Meta tregon si ‘u prish’ me Nanon: Donte me çdo kusht që të bëhej president, ia dhashë garancinë e më erdhi me një a

12 Tetor 2020, 19:17 Nga DOSJA
Meta tregon si ‘u prish’ me Nanon: Donte me çdo kusht që

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ai vetë ka ikur nga posti i kryeministrit për një rezolutë të Parlamentit Europian.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Meta tha se vetëm se Parlamenti Europian kërkonte një President konsensual, ai u largua, ndërsa Rama, sipas tij, nuk reagon edhe pse ka dhjetëra rezoluta nga Bundestagu gjerman.

Meta sqaroi gjithashtu edhe faktin se përse ‘u prish’ me Nanon.

“Çfarë ka Rama me Marrëveshjen e 5 Qershorit? Çfarë ka me zgjedhjet e lira dhe të ndershme? A e do populli atë? A i dalin sondazhet fituese? Pse i shkatërron zgjedhjet. Fatos Nano donte me çdo kusht që të bëhej president, unë nuk ia kam dhënë këtë garanci, më ka ardhur edhe me një ambasador. I kam thënë nuk bëhesh dot president. I kam thënë që bëhu kryeministër dhe unë bëhem zëvendëskryeministër. U prisha me zotin Nano,”– tha Meta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos nano ilir meta fatos nano ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 12 Tetor 2020, 16:08

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dekoruar me titullin Ylli i Madh i mrënjohjes publike, Nuncin Apostolik, ambasadorit të Selisë së Shenjtë, Charles Brown. ...