Politike

Pandemia e Covid-19, Meta: Koha për t’iu rikthyer Marrëveshjes së 5 Qershorit, si edhe bashkëpunimit për mirëmenaxhimin

12 Tetor 2020, 17:19 Nga DOSJA
Pandemia e Covid-19, Meta: Koha për t’iu rikthyer Marrëveshjes

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish thirrje për ruajtjen e Marrëveshjes së 5-Qershorit. Teksa ka publikuar një shkrim të VOA-s për situatën e pandemisë në Shqipëria, Meta shton se koha për menaxhimin e Covid-19, është tani. 

 “Përshkallëzimi artificial i tensioneve politike në vend, që nga rrafshimi i pabesë dhe i paligjshëm i Teatrit Kombëtar në kulmin e pandemisë, e sidomos prishja e njëanshme e Marrëveshjes së 5 Qershorit nga Kryeministri në detyrë, jo vetëm që nuk i shërben stabilitetit politik dhe bllokon çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, por ka patur dhe ka pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, veçanërisht për ekonominë e tyre. Koha për t’iu rikthyer Marrëveshjes së 5 Qershorit, si edhe bashkëpunimit për mirëmenaxhimin e pandemisë, është tani.  Për të tjerat, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në Syri TV, në ora 20:45, në një intervistë me gazetarin Çim Peka, përballë edhe një paneli të nderuar analistësh,”- shkruan Meta, krah shkrimit.

Zëri i Amerikës shkroi sot për situatën e pandemisë në Shqipëri, të cilën e quajti të rënduar. Përmes raportimeve zyrtare, VOA shkruante se mesatarja e infektimeven ë vend sa vjen e rritet, bashkë me shtrimet në spitale, ndërkohë që numri i testimeve, mbetet në vend.

(f.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta voa per pandemine e covid ilir meta voa per pandemine e covid

Sondazh

Poll

Politike 12 Tetor 2020, 16:08

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dekoruar me titullin Ylli i Madh i mrënjohjes publike, Nuncin Apostolik, ambasadorit të Selisë së Shenjtë, Charles Brown. ...