Politike

Ilir Meta: Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje” të kuptojë që pa respektimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit s’ka çelje

12 Tetor 2020, 15:11 Nga DOSJA
Ilir Meta: Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje” të kuptojë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes të cilës tregon se ka qenë ai personi, që në vitin 2013, e ka detyruar kryeministrin eEdi Rama të votonte në Kuvend tre ligjet: Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian.

Ndër të tjera, në status, Meta shkruan se kjo fjalë, që aim ban në videon e publikuar nga vetë Presidenti, është pikërisht arsyeja se përse bëri koalicion me Partinë Socialiste në vitin 2013. Më pas, Meta shton se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë dhe se këtë gjë, duhet ta kuptojë Rama, të cili, ai e quan Kryemashtruesin e sektit “Rilindje”.

“Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”. Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend: Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro, Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro, Reforma Parlamentare me 108 vota pro. Tani është koha t’i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash. Për të tjerat, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në Syri TV, në ora 20:45, në një intervistë me gazetarin Çim Peka, përballë edhe një paneli të nderuar analistësh,”- shkruan Meta krah videos.

Edhe mëngjesi i sotëm, ka nisur me replika në distancë mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Ishte Meta i pari, ai që postoi një shënim të ish-deputetit Kastriot Islamin, i cili ka shkruar kundër kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar se ka rrënuar ekonominë e vendit. Më pas, sërish Meta, pas fjalëve të Ramës, se para tre viteve u detyrua të zgjidhte një ‘President të shkallaur’, tha se kryeministri, bën mirë që të respektojë marrëveshjen e 5 Qershorit, se përndryshe më 25  prill do të ketë 3 milionë shqiptarë “të shkalluar”, të cilët do të shkallmojnë qeverinë. Vetë Rama, i kujtoi Metës firmosjen e ndryshimeve Kushtetuese që kaluan në Kuvend. Kryeministri tha se nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të kthehen në parlament nga presidenti Ilir Meta, Kuvendi do t’i votojë sërish dhe i bëri thirrje Metës që nëse ka ndërmend t’i kthejë, t’i nisë sa më parë në Kuvend.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ndryshimet kushtetuese perplasja meta-rama edi rama ilir meta ndryshimet kushtetuese perplasja meta-rama

Sondazh

Poll