Politike

Harrojeni 7*7 bëjnë 42! Basha bën gafën e radhës përballë gazetarëve: Gjashtë nga katër biznese po dalin me humbje

12 Tetor 2020, 14:59 Nga DOSJA
Harrojeni 7*7 bëjnë 42! Basha bën gafën e radhës

TIRANË– Nëse deri më sot, në replikat mes kryeministrit Edi Rama apo anëtarëve të Partisë Socialiste dhe kreut të Partisë Demokratike, ajo që keni lexuar më shpesh ka qenë gafa e këtij të fundit, 7*7 bëjnë 42, Lulzim Basha sapo u kujdes për t’i zgjeruar ato.

Në daljen e tij më të fundit për gazetarët, kreu i selisë blu, teksa iu përgjigj pyetjeve në lidhje me ekonominë, bëri një tjetër gafë. Këtë herë, jo me shumëzimin, por me pjesëtimin.

“Rënie dramatike e të ardhurave, siç raportohet, 6 nga katër biznese nuk nxjerrin më fitim dhe po dalin me humbje,”- tha Basha.

Gjashtë nga katër biznese? Sa herë futet gjashta tek katra? Ndoshta kryedemokrati ka ngatërruar vendin e numrave, por këtë shpjegim, po ia lëmë atij në dorë që ta bëjë.

Ndiqni videon:

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gafa e bashes lulzim basha gafa e bashes lulzim basha

Sondazh

Poll