Telefonata Rama-Merkel, qeveria gjermane: Biseduan për situatën e pandemisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsi
12 Tetor 2020, 17:10Nga DOSJA
TIRANË– Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert ka zbardhur detaje në lidhje me telefonatën që kryeministri Edi Rama zhvilloi për 60 minura me kancelaren Angela Merkel. Përmes një njoftimi zyrtar, Seibert bën me dije se Rama e Merkel biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.
Në njoftim, bëhet me dije se reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference. Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE. Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,”– shkruhet në njoftimit zyrtar.
Pasditen e sotme, Rama informoi publikun përmes një statusi në rrjetet sociale se për 60 minuta kishte biseduar përmes telefonit me kancelaren Merkel. Sipas statusit të Ramës, në bisedë ishin fokusuar tek progresi i Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave, Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE, kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria dhe sfidat që e presin vendit tonë deri në fund të muajit dhjetor, kohë kur mbyllet dhe mandati për kryesimin e OSBE-së.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale, shkrimin e VOA-s për pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Krahas sa...
Politike12 Tetor 2020, 16:08
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dekoruar me titullin Ylli i Madh i mrënjohjes publike, Nuncin Apostolik, ambasadorit të Selisë së Shenjtë, Charles Brown. ...
RUSI– Rusia ka reaguar ashpër për mbledhjen e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës në datë 2 tetor në Tiranë, gjatë të cilës kryeministri i vendit foli për një ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes të cilës tregon se ka qenë ai personi, që në vitin 2013, e ka detyruar kryem...
TIRANË– Nëse deri më sot, në replikat mes kryeministrit Edi Rama apo anëtarëve të Partisë Socialiste dhe kreut të Partisë Demokratike, ajo që keni lexuar m...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë prej 60 minutash me kancelaren Angela Merkel. Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa ka publiku...
TIRANË– Kur 7 muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, dy partitë më të mëdha në vend kanë nxituar që të shpalosin planet e tyre për të sup...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili pak orë më parë u shpreh se nuk kishte dëgjuar asn...
TIRANE– Kryetari i PD, Lulzim Basha në një konferencë për mediat paralajmëron se situata në vend po përkeqësohet. Basha tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë, ...
TIRANE– Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat nga selia e Partisë Demokratike. Në lidhje me përgjigjen që tha ditën e sotme kryeminist...