Politike

Miliona për inceneratorët, Taulant Balla i mbron: Janë investime të domosdoshme

12 Tetor 2020, 19:11 Nga DOSJA
Miliona për inceneratorët, Taulant Balla i mbron: Janë investime

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla foli për çështjen e inceneratorëve, që sipas PD-së janë kthyer në vatra të grabitjes së parave të shqiptarëve.

Ai mori shembullin e inceneratroit të Elbasanit, ku tha se prej 2017 falë përpunimit të mbetjeve urbane nuk qarkullon më tym helmues në këtë qytet.

“E para, unë besoj që edhe ju e dini që inceneratorët janë investime të domosdoshme për të administruar dhe përpunuar mbetjet urbane të disa qyteteve të vendit. Në Elbasan ne i kemi dhënë një zgjidhje historisë së djegieve të mbeturinave, të cilat deri në 2017, kur përfundoi inceneratori, deri asokohe, për 26 vite mbi Elbasan frynte një tym i përnatshëm dhe ndoste qytetin dhe ishte burim i sëmundjeve kanceroze. Ky tym prej 2017-s nuk fryn më mbi Elbasan”, tha Balla.

Pyetjes se pse vijohet të paguhet nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Fierit, i cili ende nuk është ndërtuar, për këtë Balla u shpreh si vijon:

“Unë nuk di, që ky nuk është ndërtuar dhe nuk duhet paguar. Kur diçka është në ndërtim duhet ta paguash që të ndërtohet. I fundit në këtë vend është Lulzim Basha, i cili ankohet për këto kompani, nga të cilat, unë e kam thënë edhe herë të tjera drejton gishtin ditën dhe natën këto kompani paguajnë faturat tek familja e tij. Unë i kam dhënë provat”. 

Marrë nga: euronews.al

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 12 Tetor 2020, 16:08

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dekoruar me titullin Ylli i Madh i mrënjohjes publike, Nuncin Apostolik, ambasadorit të Selisë së Shenjtë, Charles Brown. ...