Politike

Rama bëhet problem dhe në Rusi për “Shqipërinë e Madhe”, ministria e jashtme: Është kërcënim për Ballkanin, të nd

12 Tetor 2020, 16:07 Nga DOSJA
Rama bëhet problem dhe në Rusi për “Shqipërinë e

RUSI– Rusia ka reaguar ashpër për mbledhjen e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës në datë 2 tetor në Tiranë, gjatë të cilës kryeministri i vendit foli për një Shqipëri të Madhe. Fjalët, të cilat, shqetësuan Serbinë, këtë herë kanë bërë që edhe ministria e jashtme në Rusi, t’i cilësojë si një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. 

“Ekziston një përshtypje e paqartë, pavarësisht nga natyra e dyshimtë dhe e rrezikshme e ‘qasjes’ së tyre, qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës vazhdojnë të promovojnë politikën e “Shqipërisë së Madhe”, pa marrë parasysh sa përpiqen të zbukurojnë planet e tyre. Veprime të tilla paraqesin një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Pozicioni mbi nevojën për të “eliminuar kufirin” midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mos ishte një shqetësim. Qëllime të tilla minojnë procesin e zgjidhjes së cështjes së Kosovës, anulojnë përpjekjet që bëhen dhe kërkojnë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët midis Beogradit dhe Prishtinës,”- thuhet në deklaratën ku Ministria e Jashtme Ruse, kërkon edhe një reagim të qartë nga bashkësia ndërkombëtare dhe kryesisht nga Bashkimi Evropian të cilit Asambleja e Përgjithshme e OKB i ka besuar misionin e dialogut Kosovë-Serbi.

Si lindi ‘gurguleja’ pas fjalëve të Ramës?

Disa ditë më parë, pas mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, u alarmua pas deklaratës së Ramës për ‘Shqipërinë e madhe’ dhe hapjen e kufijve, dhe thoshte se ky plan është një katastrofë që vetëm serbët mund ta ndalin. Kjo solli reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi Vuçiç ta dënonte  deklaratën, duke e cilësuar si një shfaqje të metë. Por sërish, Vulin s’i ka ndalur replikat. Ministri serb ofendoi sërish kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai mbahet mend për çorape të shqyera dhe jo për ide të shkëlqyera. Ministria e jashtme serbe arriti deri në pikën që i dërgoi notë proteste Shqipërisë, të cilën kjo e fundit ia pasoi mbrapsht.

(A.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander vulin debati rama-vulin mbledhja kosove-shqiperi ministra e jashtme ruse shqipëria e madhe aleksander vulin debati rama-vulin mbledhja kosove-shqiperi ministra e jashtme ruse shqipëria e madhe

Sondazh

Poll