Politike

Revoltohet Monika Kryemadhi: Nuk e mbaj maskën! Qytetarët tu kundërpërgjigjen policëve kur t’i ndalojnë, mos u bindni

12 Tetor 2020, 18:41 Nga DOSJA
Revoltohet Monika Kryemadhi: Nuk e mbaj maskën! Qytetarët tu

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se nuk ka ndërmend ta mbajë maskën me detyrim. Në një lidhje për RTVORA, Kryemadhi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që çdo polici, që i ndalon në rrugë, duhet t’i kundërpërgjigjen dhe të mos u binden këtyre masave.

“Po hyre 100 veta në lokal hyr pa maskë, po dole në rrugë me maskë. Ky zotëria që thotë se duhet mbajtur maska 24 orë, e ka bërë llogarinë sa u kushton kjo shqiptarëve? Sa është efekti te xhepat e shqiptarëve? Apo ka ndërmend të bëjë ndonjë koncesion për maskat? Unë për vete nuk do e mbaj maskën. Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve. Se po ta kishte do të anullonte koncesionet në shëndetësi. Sa shqiptarë kanë bërë check-up? Por deri tani kanë kaluar 30 milionë euro te koncesionarët. Kur specialisti del dhe thotë mos e mbani maskën në rrugë, del ky që nxorri anijet luftarake dhe tanket në rrugë për të vrarë virusin… Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin, nuk duhet mbajtur maska por duhet të dalë në rrugë. Do tu bëj thirrje që e ndalon çdo polic, qoftë i Veliajt, qoftë i Ramës, ti kundërpërgjigjen.  Se edhe policët nuk kanë para për maska. A kishin maska policët që morën pjesë në shembjen e teatrit,”- tha Kryemadhi.

Nga e enjta, mbajtja e maskës në vendet e publike është e detyrueshme. Kush nuk e mban, gjobitet me 3 miëj lekë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbajtja e maskave me detyrim monika kryemadhi mbajtja e maskave me detyrim monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 12 Tetor 2020, 16:08

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dekoruar me titullin Ylli i Madh i mrënjohjes publike, Nuncin Apostolik, ambasadorit të Selisë së Shenjtë, Charles Brown. ...