Politike

12 Tetor 2020, 16:08 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dekoruar me titullin Ylli i Madh i mrënjohjes publike, Nuncin Apostolik, ambasadorit të Selisë së Shenjtë, Charles Brown. Përmes një ceremonie të zhvilluar në Sallën e Hartave në Kryeministri, Rama e bëri këtë dekorim, pasi Nuncit Aposotolik do të largohet nga Shqipëria gjatë kësaj jave dhe do të zhvendoset në Filipine, për një mision të ri.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se i është mjaft mirënjohës Nuncit Apostolik Charles Brown, teksa përmendi se gjatë tre viteve shërbeu me zotnillëk.

“Charlsi do mbetet një shtegtar i veçantë mes tufës së ambasadorëve. I jemi për shumëçka mirënjohës një shtegtarit mahnitës si Papa Francesku por dhe që na dha mundësitë të kemi në vendin tonë i cili shtegtimin e ka vokacion përveçse detyrë. Më vjen mirë që e shoh të mallëngjyer që do ta lërë Shqipërinë. Imzot nuk jeni as i pari dhe as i fundit e kanë pasur të vështirë largimin. Kam parë pak si ju  që kanë ardhur me dëshirë në Shqipëri dhe kam parë shumë që nuk kanë dashur të ikin nga Shqipëria sepse e kanë njohur siç është dhe jo siç duket nga larg. Mirënjohës të gjithëve që i jeni përgjigjur kësaj ftese në ndarjen e këtij momenti të veçantë, duke i shprehur mirënjohjen tonë një zottërie një njeriu shumë të vlerësuar nga të gjithë ju dhe të gjithë ata që e njohën në Shqipëri. Dëshiroj t’u jap një shenjë, kjo është gradë për mirënjohje publike. Nderimet me tituj dhe medaljet janë bërë për të gjallët dhe jo për të vdekurit sepse të dallosh të vdekurit nga të gjallët është mirë për të gjithë.Titujt dhe medaljet jepen rrallë se ndryshe ç’kuptim ka dallimi që ata bëjnë dhe kjo medalje jepet rrallë sepse për ta merituar duhet ta kesh fituar betejën e denjë, t’u kesh shërbyer të tjerëve. Jo rastësisht kjo medalje sendërtohet me ngjyrat e heroit tonë kombëtar Skënderbeu që deri në vdekje se ndali hapin për luftën e drejtë,”– tha Rama.

Me fjalët, ‘medaljet janë bërë për të gjallët dhe jo për të vdekurit’, Rama ‘thumboi’ sërish Presidentin Ilir Meta, pas replikave që ka pasur me këtë të fundit, në lidhje me dekorimet e shumta që bën.

Më pas fjalën e mori Nunci Apostolik, ambasadori i Selisë së Shenjtë, Charles Brown, i cili u shpreh shumë mirënjohës për këtë nderim që i bëhet dhe se do ta mbajë gjithmonë në zemër Shqipërinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike charles brown nuncin apostolik rama dekoron me titullin ylli i madh i mrënjohjes publike charles brown nuncin apostolik rama dekoron me titullin ylli i madh i mrënjohjes publike

Sondazh

Poll