Aktualitet

“Ka 17 vjet që më rreh…”/ Anita flet pas lajmeve për dhunim nga Ramush Haradinaj: Unë s’jam grua që rrihem, kaq e m

12 Tetor 2020, 10:45 Nga DOSJA
“Ka 17 vjet që më rreh…”/ Anita flet pas lajmeve

TIRANE– Anita Haradinaj ka dhënë një intervistë për ‘Abcnews’ në lidhje me jetën e saj me Ramush Haradinajn. Rrëfimi i zonjës Haradinaj vjen pas lajmeve të qarkulluara në media, se kjo e fundit është dhunuar nga Ramush Haradinaj.

Megjithëse lajmi bëri jehonë në media, Anita me modesti thotë se jeta publike i ka këto.

“Të jesh figurë publike do bëhesh pjesë e faqes së parë të gazetës apo portaleve, pjesë e thashethemeve. Jeta publike këto i ka. Unë jam munduar të jem e diskutueshme për mirë”, shprehet Anita.

Të gjitha lajmet që kanë qarkulluar, Anita i cilësoi si një thashethem shumë të ulët, ndërsa iu përgjigjet duke thënë se Ramushi ka 17 vite që e “rreh me dashuri”.

Mua Ramushi ka 17 vjet që më rreh me dashuri. Nuk e di çfarë të them tjetër. Ky ka qenë një thashetheme shumë i ulët. Unë kam bërë një reagim në Facebook. Nuk e komentoi dhe as nuk dua ta komentoj sepse e ul nivelin tim dhe unë nuk dua të bie në nivel të asaj çfarë jam. Pavarësisht se e mbajnë veten për gazetarë nëpër media me histori kanë dëshmuar se për dy klikime më shumë kanë shitur gjithçka, edhe integritetin e vet. Kështu që unë nuk dua të bie në atë nivel dhe nuk do e komentoj më shumë se kaq. Veçse kaq, unë kam një burrë shumë të mirë dhe është shumë burrë shtetas dhe një baba i dashur ”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse i ka diskutuar me Ramushin këto lajme, ajo thotë jo pasi janë mësuar me thashetheme të tilla. Megjithatë, siç thekson zonja Haradinaj, më shumë nga lajmi janë shqetësuar familjarët e saj.

Anita sqaron se në 6 tetor kur ka nisur të qarkullojë lajmi në media, ajo ka qenë në Durrës në një festë ditëlindjeje, ndërsa Ramushi ishte në Kosovë me fëmijët.

“Jo fare. Nuk është hera e parë që kam qenë pjesë e thashethemeve. Kam 20 vjet që jam bërë pjesë e thashthemeve, mi kanë bërë fëmijët e sëmurë, të vdekur .Ne e kemi si shprehje që më është trashur lëkura. Por kjo ka qenë shumë e ulët. Nuk është se më ka bërë përshtypje thashetheme se shqetësimi që u ka sjellë familjarëve dhe njerëzve, qoftë edhe fëmijëve. Unë kam qenë në Durrës, Ramushi ka qenë në Kosovë me fëmijët. Madje kam dëshmitarë okularë”, u shpreh ajo.

Marre nga AbcNews

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anita haradinaj rrahja e anita haradinajt anita haradinaj rrahja e anita haradinajt

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2020, 10:12

SHKODËR- 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të  makinës ku udhëtonte Mentor Hasanaj, shefi i Policisë Bashkiake në ...