Aktualitet

12 Tetor 2020, 10:12 Nga DOSJA

SHKODËR- 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të  makinës ku udhëtonte Mentor Hasanaj, shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, është “tradhtuar” nga kaska që ka përdorur gjatë drejtimit të motorit si dhe telefoni i tij celular. Kaska është gjetur bashkë me motorin pak metra larg vendit të ngjarjes, ndërsa nga tabulatet telefonike kanë dalë shumë detaje.

Mësohet se i riu ka qëlluar 7 herë në drejtim të makinës ku Hasanajt. Ndërkohë dyshohet shkak i ngjarjes mund të jetë bërë ndonjë konflikt i çastit mes autorit dhe shënjestrës. Por kjo mbetet për t’u vërtetuar nga hetimet, por edhe nga dëshmia që do të japë vetë 19-vjeçari në momentin e arrestimit. Ndonëse kanë të njëjtin mbiemër 19-vjeçari nuk ka lidhje farefisnore me shefin e bluve.

19-vjeçari jetonte në Malësinë e Madhe bashkë me nënën e tij e cila gjithashtu është marrë nga pyetje nga uniformat blu. Ndërkohë që i ati i tij, Arben Hasanaj, ish-polic ndodhet prej 3 vitesh në Britaninë e Madhe.

19-vjeçari Ilirjan Hasanaj është shpallur në kërkim për atentatin e djeshëm në Shkodër, ku mbetën të plagosur Mentor Hasanaj dhe Xhelal Hasanaj.  Policia ka sekuestruar edhe motorin pa targa që i riu përdori gjatë atentatit. Vetë Hasanaj ka deklaruar para policisë se nuk ka konflikte me asnjë njeri.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan hasani atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan hasani

Sondazh

Poll