Aktualitet

“Nuk do të marrim pjesë në zgjedhje”/ Banorët e fshatit Mlizë në protestë: Kemi 30 vite pa ujë të pijshëm, na azho

12 Tetor 2020, 09:58 Nga DOSJA
“Nuk do të marrim pjesë në zgjedhje”/ Banorët e

ELBASAN- Banorët e fshatit Mlizë në Elbasan, prej 30 vitesh nuk kanë ujë të pijshëm dhe rrugë të asfaltuar. Edhe pse ky fshat ndodhet vetëm 5 km nga qyteti i Elbasanit, ku jetojnë 620 familje, prej vitesh nuk është bërë asnjë investim.

Ditën e sotme banorët janë ngritur në protestë, pasi problemet e tyre nuk kanë marrë zgjidhje, si dhe kërkojnë azhornim të tokave të tyre. Për Fax News ata shprehen se duke  lënë pezull aktin e pronësisë, nuk mund të kryejnë shit-blerje të tokës. Banorët theksojnë që nëse nuk plotësohet kjo kërkesë e tyre, nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

“Ne nuk do ta marrim pjesë në votime, për arsye. Duam azhornim të tokës, t’ua lemë fëmijëve. Nuk duam sherre. Kërkojmë azhornimin e tokës”, u shpreh një banor.

Moskryerja e azhornimit të tokave është një proces problematik prezent në pjesën më të madhe të fshatrave në vend. Ndonëse disa herë është premtuar nga instancat përkatëse se do të merrte zgjidhje ende pronarët pa dokumenta sorollaten zyrave pa një pergjigje.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e fshatit mlizë në protestë banorët e fshatit mlizë në protestë

Sondazh

Poll