Aktualitet

Ndërron jetë drejtori i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj, Erjon Veliaj: U prehsh në paqe vëlla

12 Tetor 2020, 09:26 Nga DOSJA
Ndërron jetë drejtori i Objekteve Publike në Bashkinë e

TIRANE– Drejtori i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare si pasojë e COVID-19.

Fanaj kishte kohë që ishte infektuar nga COVID, virus ky që i mori jetën dhe babait të tij tre ditë më parë.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj përmes një statusi të publikuar në ‘Facebook’ jep lajmin e hidhur për mikun e tij duke e cilësuar dhe si një njeri shumë punëtor.

Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël. Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur! U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm“, shkruan Veliaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet feti fanaj nderron jeten drejtori i objekteve publike feti fanaj nderron jeten drejtori i objekteve publike

Sondazh

Poll