Aktualitet

11 persona nga dosja ”339″ kërkojnë gjykim të shkurtuar/ Gjykata e Posaçme merr një javë kohë për t’u shprehur, ve

12 Tetor 2020, 10:03 Nga DOSJA
11 persona nga dosja ”339″ kërkojnë gjykim të

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar një javë kohë për t’u shprehur në lidhje me kërkesat për gjykim të shkurtuar nga 11 personat e përfshirë në njërën prej fraksionet e dosjes “339”.

Për dy vëllezërit, Astrit e Altin Avdylaj është kërkuar që të shqyrtohen me gjykim të shkurtuar ndërsa për pjesën tjetër nuk dihet nëse do të ndiqet e njëtja procedurë. I takon GJKKO-së të vendosë nëse edhe për: Jasin Kala, Gjevi Ndoka, Esat Mehmeti, Hajri Seferi, Shkëlqim Avdylaj, Denis Llaftiu, Elton Shehaj, Hekuran Hoxha, Xhevit Shuti, Flamur Cela dhe Vehbi Berushin nëse gjykohen me gjykim të shkurtuar. Megjithatë vendimi i togave të zeza pritet që të merret javën e ardhshme. 

Të pandehurit janë në masën “arrest me burg” dhe mbi ta rëndëojnë akuzat: “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 339 gjkko dosja 339 gjkko

Sondazh

Poll