Aktualitet

Covid-19 rikthehet në spitalin e Elbasanit/ Konfirmohen dy punonjës të infektuar, karantinohen kolegët e tyre

12 Tetor 2020, 09:44 Nga DOSJA
Covid-19 rikthehet në spitalin e Elbasanit/ Konfirmohen dy punonjës

ELBASAN- Dy punonjës të spitalit të Elbasanit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Mësohet se kanë rezultuar të infektuar një çift bashkëshortësh. Gruaja është infermiere në repartin e martenitetit, ndërsa  bashkëshorti punon në recepsionin e Patologjisë.

Po kështu, janë karantinuar edhe  dy infermierë të tjerë, pasi kanë pasur kontakte me bashkëshortët.

Ndërkohë, çdo ditë rëndohet bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se kanë humbur jetën edhe 4 pacientë të tjerë, si dhe janë konfirmuar 168 raste të reja. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në total numri i viktimave ka shkuar në 420.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll