Aktualitet

Vrau ish-kunatën para syve të mbesës 8-vjeçare, flet nga burgu Agron Tanushi: Jam penduar! I kërkoj falje mbesës, ne kishi

12 Tetor 2020, 10:17 Nga DOSJA
Vrau ish-kunatën para syve të mbesës 8-vjeçare, flet nga

TIRANË– Agron Tanushi, 31-vjeçari, i cili më 15 shtator vrau me armë zjarri ish-kunatën e tij Jetmira Hasanin ka shprehur pendesë për krimin e kryer. Në një intervistë nga burgu për gazetaren Dorjana Bezat, Agron Tanushi ka rrëfyer se zanafilla e problemeve me ish-kunatën ishte shtëpia ku banonin të dy.

Më tej në rrëfimin e tij, Tanushi u shpreh se ishte i penduar dhe ditën që kishte kryer vrasjen kishte qenë i rënduar psikologjikisht.

“Jam penduar për krimin. Isha i rënduar psikologjikisht. Me Jetmirën kisha 7 vite që zihesha pre shtëpinë. Ditën e krimit njerëzit e Jetmirës më ofenduan dhe kërcënuan. Unë s’kam pasur ndihmën e policisë së Kamzës. Ka ardhur shefi i zonës, Hysen Dervishi, dhe atij i thoshte; s’i njeh vëllezërit e mi t’i heqin kokën. Ajo më ka dhunuar nënën time dhe babain invalid. Nënën time kanë dashur bashkë me vëllezërit, të më marrin peng në makinë. I kam shkruar tek portali E-Albania, të gjithë situatën, një roman. Dua që të nxjerrin provat. Edhe këto ditë ato persona kanë shkuar prapë tek shtëpia. Nuk është burrni me vra femër. Është turp i madh. Kërkoj nga shteti, që meqë nuk mori masa, kërkoj që të ruhet familja. Të mblidhen provat se pse ky person e bëri këtë akt të shëmtuar,”- thotë ndër të tjera 31-vjeçari.

Më tej, Agron Tanushi, i ka kërkuar falje publike mbesës së tij, të mitur, duke shtuar se shpreson që të rritet pranë babait të saj.

E ka parë mbesa skenën. Por jam dhunuar familjarisht nga ata persona. Çdo muaj i jepnim. Çdo faturë. Më vjen keq për mbesën time. Ajo duhet çuar direkt tek babai i vet. Është e pandershme se si rritej ajo vajzë. Vajza u shtrua 20 dite për alergji trupore. Vajza rritej keq. S’kam lënë njeri pa trokitur. Ajo është e vogël, xhaxhi i vet e ka dash gjithmonë. Ajo përshtynte kur kalonte nëpër shkallë dhe thoshte; “Kur të martohem do bëj shtëpi këtu”. Vajzës i takon që të rritet me babain e vet, në kushte të mira. Duhet të rritet tek baba e vet. Ajo kishte marrë sjelljet e nënës së vet. I kërkoj falje që ja mora jetën nënës vet. E mirë e keqe, ajo ishte nëna e vet. I kërkoj falje se nuk është gjë e mirë. I kisha dhënë lekë, i bëra dhe kontratë qiraje, por nuk shkoi kurrë. Familjarët e mi dua që të jen mirë, kërkoj ndihmë nga shteti që t’i mbroj, se ata njerëz janë të pabesë,”-tha ai.

31-vjeçari pohoi se prej 7 vitesh ata kishin pasur konflikte të vazhdueshme, ndërsa tregoi një episod se si ish-kunata kishte nisur një sherr në përkujtimoren e babait të tij dhe fisi ishte larguar nga banesa.

Ajo ka marrë urdhër-mbrojtje pa e prekur njeri me dorë. Isha një ditë duke ikur në varrim, më mori bashkëshortja në telefon dhe më thotë: Eja në shtëpi! Shkoj dhe shoh policinë dhe më thonë se e kisha dhunuar ish-kunatën. Pas urdhrit të mbrojtës, unë vendosa kamera në banesë që mos të më thoshte se e kisha dhunuar. I vendosa kamer. Edhe për familjen vet e vendosa se vinin shpesh herë. Ajo largohej dhe shkonte nga të donte, hynte e dilte në 1 të natës. Kishte raste që largohej me ditë, por aty rrinte. Më ka prishur 1-vjetorin e babit, përkujtimoren. Kisha 150 veta në oborr. Nisi të shante, nisi të thoshte; “Ti e ke gocën kur*ë, ti kështu, tu ashtu. Ty pse s’të vjen turp”, ca s’më thoshte. Më iku fisi i gjithë. Skenën e kisha të filmuar. Dhe gjyqtari në gjyq dhe i tha; “ngrihu në këmbë, a je normale që ke bërë kështu?!” Ne ishim në gjyq për shtëpinë, për përndjekje, njëra për dhunë. Ne i kishim ofruar disa gjera, që nga pagesa 20 vite me qira dhe pension për vajzën,”- tha ai nga paraburgimi.

Jetmira Hasani, 34 vjeçe u vra në shtator mbrëmjen e mërkurës nga kunati i saj, Agron Tanushi në banesën e saj në Bathore. Familja kishte prej kohësh probleme, por për fat të keq nuk u bë i mundur parandalimi i këtij krimi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron tanushi jetmira hasani vrasja e jetmira hasanit agron tanushi jetmira hasani vrasja e jetmira hasanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2020, 10:12

SHKODËR- 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të  makinës ku udhëtonte Mentor Hasanaj, shefi i Policisë Bashkiake në ...