Aktualitet

Policia e ndalon për kontroll kamionin në Kakavijë, drejtuesit të kamionit i gjenden 20 mijë euro, ja ku i kishte fshehur

12 Tetor 2020, 10:34 Nga DOSJA
Policia e ndalon për kontroll kamionin në Kakavijë, drejtuesit

KAKAVIJË– 20 mijë euro janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës, ku është proceduar penalisht një 50-vjeçar. 50-vjeçari me iniciale A. O., 50 vjeç, banues në Sarandë po qarkullonte me një kamion, ndërsa paratë i kishte të fshehura në çantën. Ai akuzohet për “mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve, Policia Kufitare, brenda pak ditësh, ka goditur tre raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 20 000 euro. Procedohet penalisht 50-vjeçari, poseduesi i shumës monetare. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip kamion që drejtohej nga shtetasi A. O., 50 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën personale të shtetasit A. O., 20 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi A. O., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kufiri i kakavijes pika e kakavijes kufiri i kakavijes pika e kakavijes

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2020, 10:12

SHKODËR- 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të  makinës ku udhëtonte Mentor Hasanaj, shefi i Policisë Bashkiake në ...