Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit Ndoji, SPAK kërkon më shumë kohë për hetime, GJKKO pranon shtyrjen e hetimeve me tre muaj

12 Tetor 2020, 09:34 Nga DOSJA
Atentati ndaj prokurorit Ndoji, SPAK kërkon më shumë kohë

TIRANË- Prokurorinë e Posaçme anti-korrupsion ose e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar shtyrjen e hetimeve me tre muaj për atentatin e prokruorit Arjan Ndoja, thuajse një vit më parë.

Gjatë seancës së sotme në GJKKO, prokurorët e SPAK kanë kërkuar më shumë kohë për hetime lidhur me ngjarjen e ndodhur  kërkon shtyrjen e hetimeve për atentatin e prokurorit Arjan Ndoja. Kërkesa për hetime më të thelluara është pranuar nga gjykata.

Aktualisht për atentatin është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Redjan Rraja dhe i dyshuari si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj.

Atentati ndaj prokurorit Ndoj ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar pranë mbikalimit të Shkozetit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shoferi i hetuesit Andi Maloku. Ndërkohë që vetë prokurori gjithashtu mbeti i plagosur, megjithatë pa rrezik për jetën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja arjan ndoja atentat prokurorit arjan ndoja

Sondazh

Poll