Aktualitet

Ktheu qendrën e masazhit në “strofull” prostitucioni/ Arrestohet menaxheri dhe një klient, si i mashtronte 27-vjeçari va

12 Tetor 2020, 09:12 Nga DOSJA
Ktheu qendrën e masazhit në “strofull” prostitucioni/

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 27-vjeçarin Rigers Fortuna, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Uniformat blu bëjnë me dije se 27-vjeçari, menaxher i një qendre estetike, kishte kthyer këtë biznes në një “strofull”prostitucioni.

Sipas policisë 27-vjeçari rekrutonte vajza nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Ndërkohë në prangat e policisë ka rënë edhe një klient 30-vjeçar, si dhe janë proceduar 3 vajza që punonin në këtë qendër.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit. Operacioni i koduar “Rekrutimi”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Goditet një rast i shfrytëzimit për prostitucion dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Vihet në pranga, për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni, menaxheri i një qendre masazhi.

Në pranga edhe një klient i qendrës së masazhit. Procedohen penalisht dhe 3 shtetase, për veprën penale “Prostitucioni”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxheri i një qendre masazhi, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara, pas një hetimi disamujor u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Rekrutimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi R. F., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Gjithashtu, në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë një shtetas 30-vjeçar (klient i qendrës së masazhit) dhe u proceduan penalisht 3 punonjëse të qendrës së masazhit, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet rigers fortuna shfrytëzim prostitucioni në tiranë arrestohet rigers fortuna shfrytëzim prostitucioni në tiranë

Sondazh

Poll