Aktualitet

‘Sozia ime gazmore’/E imiton te Portokallia, Rama surprizon me postimin për aktorin Florjan Binaj. Përmend Agron Llakajn,

12 Tetor 2020, 09:03 Nga DOSJA
‘Sozia ime gazmore’/E imiton te Portokallia, Rama surprizon me

TIRANE– Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar sot për ditëlindjen aktorin Florjan Binaj, i cili e imiton tek spektakli i Portokallisë kryeministrin.

Rama shkruan se nuk e kupton përse disa politikanë mërziten ku i imitojnë, pasi artistët janë një pasuri e vyer. Ai e quan Binaj si sozinë e tij gazmore duke mos lënë pa përmendur dhe aktorët e tjerë të humorit, siç janë Agron Llakajn, apo prezantuesin e Stop-it, Saimir Kodrën dhe aktorin Bujar Kapexhiun, për të cilën shkruan se duhet t’ju heqim kapelen.

Postimi i Edi Ramës

#EDHE100?

FLORJAN BINAJ është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!

Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre. Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji.

Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë.

#TëRRALLË

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama florjan binaj edi rama florjan binaj

Sondazh

Poll