Aktualitet

Atentati në Shkodër/ Dyshohet se 19-vjeçari është vrasës me pagesë, kjo është pista ku po heton policia

12 Tetor 2020, 09:03 Nga DOSJA
Atentati në Shkodër/ Dyshohet se 19-vjeçari është

SHKODËR– Detaje të reja na kanë dalë nga atentati i djeshëm në Shkodër. Dyshohet se 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj, i cili është shpallur në kërkim mund të jetë vrasës me pagesë. Ndërkohë pista kryesore ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës së Mentor Hasanajt. Ky i fundit është Shef i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në Shkodër, ku një person me motor iu afrua mjetit të shefit të Policisë, dhe shtiu me breshëri plumbash. Nga sulmi me armë zjarri mbetën të plagosur shefi i Policisë dhe babai i tij 74-vjeçar, Xhelali. Bashkë me ta në makinë ka qënë edhe bashkëshortja e shefit, Vjollca Hasanaj 28-vjeç.

Që prej mesditës së djeshme, dy të plagosurit janë sjellë drejt Urgjencës në Tiranë, ku shefit Hasanaj i kanë hequr dy nga tre plumba, në kokë dhe në hundë. Mjekët kanë mundur t’i heqin plumbin nga hunda dhe njërin që kishte në kokë, ndërsa tjetri ka mbetur në kafkë edhe pse Hasanaj është i vetëdijshëm.

Por babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka marrë dy plumba në gjoks. Vetë Mentor Hasanaj ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë njeri.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat shefit te policise ne malesine e madhe mentor hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe mentor hasanaj

Sondazh

Poll