Aktualitet

Mes lotësh mbrojti banesën e saj, sot policja Blerta Dervishi në krye të detyrës me banorët te Bregu i Lumit (VD)

17 Prill 2019, 07:53 Nga DOSJA
Mes lotësh mbrojti banesën e saj, sot policja Blerta Dervishi në

Tiranë- Blerta Dervishi, efektivja e policisë e cila ishte në qendër të vëmendjes pak muaj më parë për banesën e saj te “Petro Nini”, sot është shfaqur në krye të detyrës te Bregu i Lumit.  Ajo tashmë është rikthyer në punë dhe sot po ruan rendin edhe qetësinë në protestën e banorëve te Bregu i Lumit.

Në videon e mëposhtme Dervishi shfaqet përballë banorëve, të cilët janë jo pak të irrituar dhe mundohet t’i qetësojë ata.  E qetë në punën e saj ajo po largon banorët nga rrënojat e shtëpive.

Kush është Blera Dervishi?

Blerta Dervishi është efektivja e policisë e cila luftoi për të mbrojtur banesën e saj te “Petro Nini” dhe kundërshtoi edhe forcat e policisë. Ajo u pezullua edhe disa ditë nga detyra,  por u shpreh se gjithë atë e bëri për të mbrojtur banesën ku do të rritë dy fëmijët e saj. Ajo pak javë më parë ishte në të njëjtën situatë si banorët e Bregut të Lumit. Për gjithë veprimet e saj ajo u shpreh: “Jam qytetare e thjeshtë, e lirë për të mbrojtur pronën time, e lirë për të mbrojtur familjen time, e lirë për të mbrojtur fëmijët e mi sepse nuk kam ku të shkoj tjetër.” Ndërsa sot është në krye të detyrës.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blerta dervishi protesta bregu i lumit 17 prill protesta te bulevardi blerta dervishi protesta bregu i lumit 17 prill protesta te bulevardi

Sondazh

Poll