Aktualitet

Merrnin ryshfet për koalidimin e mjeteve të vjetra/ Tre të ndaluar, dy të tjerë në kërkim

17 Prill 2019, 06:40 Nga DOSJA
Merrnin ryshfet për koalidimin e mjeteve të vjetra/ Tre të

LAÇ– Policia ka zbuluar se në pikën e kolaudimit në Laç kalohen mjete jashtë standarteve teknike kundrejt ryshfetit.

Lidhur me shkeljen, Policia ia ka referuar Prokurorisë së Kurbinit të gjitha materialet që në vitin 2018. Mbi bazën e atyre materialeve, Prokuroria ka regjistruar proçedim penal për ndjekje të mëtejshme të këtij rasti, i cili është finalizuar sot me operacionin ” Kolaudimi”, ku janë ekzekutuar edhe masat e sigurisë ndaj punonjësve të pikës së kolaudimit.

Pas caktimit të masave të sigurisë nga Gjykata e Kurbinit ditën e djeshmë, tre persona janë ndaluar nga policia, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim. Policia nuk i ka bërë të ditur emrat e tyre por vetëm inicialet.

Personat e ndaluar janë:

– S.K. vjeç 22, banues në Mamurras, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprat penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

– M.K. vjeç 50, banues në Mamurras, me masë sigurimi ” Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

– I.D. vjeç 49, banues në Lezhë, me masë sigurimi ” Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

Persona në kërkim:

– D.A. vjeç 47, banues në Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

-Gj.A. vjeç 33, banues në Lezhë,me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik tek SGS Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Shpërdorim detyre”

NJOFTIMI I PLOTË:

Kurbin – Lezhë

Finalizohet operacioni ” Kolaudimi”

Operacion i ndjekur me metoda proaktive bazuar në dyshime të arsyeshme se në pikën e kolaudimit në Laç kalohen mjete jashtë standarteve teknike kundrejt ryshfetit

Specialistët e Seksionit kundër krimit Ekonomiko – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se tek pika e kolaudimit në Laç kaloheshin makina jashtë standarteve teknike kundrejt ryshfetit, në vitin 2018 kanë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin materiale hetimore.

Mbi bazën e atyre materialeve, Prokuroria ka regjistruar proçedim penal për ndjekje të mëtejshme të këtij rasti, i cili është finalizuar sot me operacionin ” Kolaudimi” ku janë ekzekutuar urdhërat e masave të sigurisë në ngarkim të shtetasve :

– S.K. vjeç 22, banues në Mamurras, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprat penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

– M.K. vjeç 50, banues në Mamurras, me masë sigurimi ” Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

– I.D. vjeç 49, banues në Lezhë, me masë sigurimi ” Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

U shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre :
– D.A. vjeç 47, banues në Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

-Gj.A. vjeç 33, banues në Lezhë,me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik tek SGS Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Shpërdorim detyre”

Masat e sigurisë janë dhënë nga Gjykata e Shkallës Parë Kurbin datë 16.04.2019, ndaj këtyre shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua një mjet jashtë standarteve teknike, i kaluar në kolaudim pa probleme dyshuar kundrejt ryshfetit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e kurbinit lezhe mashtrimi me kolaudimin operacioni kolaudimi ryshfet per kolaudimin sgs gjykata e kurbinit lezhe mashtrimi me kolaudimin operacioni kolaudimi ryshfet per kolaudimin sgs

Sondazh

Poll