Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Artan Hoxha: Ishin vetëm 5 policë përballë 6 grabitësve, FNSH-të do të ishin ekzekutuar

17 Prill 2019, 06:52 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Artan Hoxha: Ishin vetëm 5 policë

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Abcnews” ka folur për grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit ku edhe u vodhën 10 milionë euro.

Në fjalën e tij në studio, gazetari Hoxha u shpreh se nëse forcat e FNSH-së, të cilat i ishin vënë pas autorëve të grabitjes do të kishin vijuar t’i kishin ndjekur, efektivët do të ishin vrarë.

Gjëja që më ka bërë përshtypje këtë herë është se në momentin që ndodhi ngjarja pati një sulm të drejtuar kryesisht tek policia. Ndërkohë për herë të parë policia reagoi dhe reagoi shpejt. Policia u vu shpejt në ndjekje dhe u përplas. Reagimi ka qenë i shpejtë por mënyrën e reagimit nuk e zgjodhi policia. Nuk ka qëlluar e para policia, kanë qëlluar ata. Po të kishin tentuar grabitësit të vrisnin policët do i kishin vrarë dhe aty kanë qenë vetëm 5 policë përballë 6 grabitësve. Kanë qenë policë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë por të paorientaur se më kë kanë të bëjnë. Njoftimi që kishin ata në radio ishte: “Një makinë që dyshohet të jenë grabitësit ka ikur ne këtë drejtim”. Ata janë sulur në atë drejtim,“-tha Hoxha. 

Grabitja spektakolare ndodhi më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(k.m./dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha grabitja ne rinas tirane artan hoxha grabitja ne rinas tirane

Sondazh

Poll