Aktualitet

‘Vizat’/ Ministri i Brendshem i Holandës kundër opozitës: Shifrat e kriminalitetit të shqiptarëve janë në ulje

17 Prill 2019, 07:24 Nga DOSJA
‘Vizat’/ Ministri i Brendshem i Holandës kundër

HOLANDË- Parlamenti Holandez, votoi dje ‘PRO’  kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV, që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë, kërkesë kjo e bërë nga populistët holandezë. Ndërkohë lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm holandez, i cili  i është përgjigjur me shifra akuzave nga rivalët politik, të cilët kishin argumentuar rikthimin e vizave për shqiptarët me faktin se shifrat e krimit të organizuar të dominuar nga shqiptarët në Holandë kanë ardhur në rritje.

Ministri i Brendshëm në reagimin e tij ka nxjerre shifrat zyrtare te personave te dyshuar shqiptare, që tregojnë të kundërtën e pretendimeve të populisteve, pasi kanë ardhur në ulje nga viti në vit.

Sipas qeverisë holandeze në vitin 2016 ishin 710 persona të dyshuar shqiptare, në vitin 2017 janë 499 dhe në vitin 2018 janë 476.

Me herët edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në një reagim të sajin për mediat konfirmojë se nuk ka asnjë tregues që ti japë të drejte qeverisë holandeze dhe Komisionit Europian, rikthimin e vizave për Shqiptarët nga ky vend, aq më teper që edhe shifrat e shqiptarëve që hynë në mënyrë të paligjshme në këtë vend kanë rënë ndjeshëm sikurse edhe shifrat e kriminalitetit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kriminaliteti i larte ministri i brendshem holandez parlamenti i holandes rikthimi i vizave per shqiptaret kriminaliteti i larte ministri i brendshem holandez parlamenti i holandes rikthimi i vizave per shqiptaret

Sondazh

Poll