Aktualitet

Protestë te Bregu i Lumit/ Policia iu merr me dhunë telefonat banorëve që të mos filmojnë

17 Prill 2019, 07:17 Nga DOSJA
Protestë te Bregu i Lumit/ Policia iu merr me dhunë telefonat

Tiranë- Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm banorët e Bregut të Lumit kanë dalë në mbrojtje të banesave të tyre. Ata kërkojnë që shtëpitë e tyre të mos shemben ose përndryshe bashkia t’i dëmshpërblejë ata.

Nga ana tjetër fadromat kanë nisur punën për prishjen e banesave dhe aty ka pasur edhe një përplasje mes banorëve dhe protestuesve. Një video e siguruar edhe nga Dosja.al tregonte momentin kur një polic dhunonte një banore dhe e goditi edhe në shpullë në fytyrë.

Duhet të themi se janë të shumtë në numër forcat e policisë te Bregu i Lumit të cilat kanë sekuestruar me dhunë edhe telefonat e disa banorëve që ata të mos filmonin.  Në protestë ndodhet edhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili shprehet se policia po dhunon banorët. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët në protestë policia sekuestron telefonat protesta bregu i lumit 17 prill banorët në protestë policia sekuestron telefonat protesta bregu i lumit 17 prill

Sondazh

Poll