Aktualitet

Autoriteti i Aviacioni Civil shpërdoron paratë, paguan dy qera në muaj. Punonjësja i shkruan Ramës (Dokumentet)

17 Prill 2019, 06:57 Nga DOSJA
Autoriteti i Aviacioni Civil shpërdoron paratë, paguan dy qera në

Tiranë- Skandalet financiare që rëndojnë ndaj autoritetit të Aviacionit Civil nuk kanë të bëjnë vetëm më mungesën e vëmendjes ndaj sistemit të sigurisë por edhe në transfertat dhe detyrimet që ka ky  institucion.  Autoriteti i Aviacionit Civil duhet të ishte transferuar në zyrat e reja që në datën 15 shkurt të këtij viti.

Në kopjen e kontratës të siguruar nga Fax News, Autoriteti I Aviacionit Civil ka nënshkruar kontratën me Tirana Business park në dhomën e noterëve, ku edhe sipas faturës është bërë edhe pagesa e garancisë me vlerën e 20252,96 euro.

Në kontratë është parashikuar qartësisht se Autoriteti i Aviacionit Civil ka marrë me qera nga Tirana Business Park 937,7 m2 si dhe 14.13 m2 sipërfaqe janë njësi magazine. Sipas kontratës së nënshkruar afati për përdorim nga ana e Autoritetit të Aviacionit Civil përfundon në 14 shkurt të vitit 2021, me të drejtë rinovimi, nëse palët bien dakord.

Dokumentet:

Ajo për të cilën lindin pikëpyetjetet është fakti se pse nuk është zhvendosur Autoriteti i Aviacionit Civil dhe pse paguan qeranë në dy objekte. Në kërkesën për informacion të Fax News, edhe pse kanë kaluar të gjitha afatet ende nuk është kthyer një përgjigje.

Dhe sikur të mos jetë vetëm mungesa e transparencës për këtë kontratë qeraje e cila është 13 000 euro në muaj vetëm për njërin objekt një tjetër skandal e shoqëron këtë insituticion.

Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil detyrojnë punonjësit që të firmosin fatura për kompani të cilat nuk ekzistojnë apo janë kompani fantazmë, madje për punë dhe shërbime të pakryera kurrë.

Në këtë faturë është paguar 66 000 lekë të reja një eskavator 20 ton për hapjen e disa gropave 5 m me qëllim verifikimin e gjendjes faktike. Për këtë faturë është vënë në dijeni e dhe kryeministri i vendit Edi Rama. Në e-mailin e siguruar nga Fax news drejtuar kryeministrit janë rreshtuar një sërë akuzash.

Kryeson listën emërimi i punonjësve, ku pavarësisht se AAC duhet të punësojë ekselentët, sipas emailit të dërguar nga një punonjësi i AAC, nuk merret parasysh.

Madje në të thuhet se për të mbajtur vendin e punës duhet të firmosin fatura false, madje dhe në emër të kryeministrit, për punime kompanish që s’kanë asnjë procedurë dhe as emër dhe nipt të rregullt me shuma të pajustifikueshme.

Marrë nga Faxweb.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aviacioni civil krislen keri punonjësja i shkruan ramës aviacioni civil krislen keri punonjësja i shkruan ramës

Sondazh

Poll