Aktualitet

Rikthimi i vizave/ Ambasada holandeze: Po shqyrtohen hapat për vendimin

17 Prill 2019, 06:46 Nga DOSJA
Rikthimi i vizave/ Ambasada holandeze: Po shqyrtohen hapat për vendimin

TIRANË– Pas kërkesës së parlamentit holandez që i kërkon Brukselit rikthimin e vizave për shqiptarët, ka reaguar ambasada holandeze në Tiranë.

Në njoftimin e saj bëhet me dije se për momentin asnjë procedurë nuk do të ndryshojë për shqiptarët në raport me vizat.

Në përgjigje të lajmeve në media në lidhje me politikën e vizave për udhëtimin për në Hollandë: Qeverisë Hollandeze i është kërkuar nga parlamenti i saj të kërkojë pezullimin e mekanizmit të rregjimit pa viza. Për momentin, qeveria është duke shqyrtuar hapat të cilat duhet të ndërmarrë. Për momentin, politika e vizave për udhëtimin drejt Hollandës nuk ka ndryshuar. Nënshtetasit shqiptarë, mbajtës të një pashaporte biometrike, mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh” deklaron ambasada holandeze.

Ndërkohë ditën e djeshme Parlamenti Holandez,  ka votuar ‘PRO’  kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV, (Lexo këtu) që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada holandeze parlamenti holandez rikthimi i vizave per shqiptaret ambasada holandeze parlamenti holandez rikthimi i vizave per shqiptaret

Sondazh

Poll