Aktualitet

Me armë pa leje, pranga 28-vjeçarit që shpërndante drogë në Vlorë

17 Prill 2019, 07:20 Nga DOSJA
Me armë pa leje, pranga 28-vjeçarit që shpërndante

VLORË– Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa më pas efektivët e Vlorës kanë arrestuar të riun me iniciale E.A. Sekuestrohet një pistoletë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sattiva që do shpërndahej në doza të vogla.

Gjatë kontrolleve të detajuara në banesën e 28-vjeçarit, policia gjeti të fshehur një armë zjarri tip pistoletë pa leje dhe një sasi kanabisi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Goditet një tjetër rast për armëmbajtje pa leje dhe lëndëve narkotike, falë bashkëpunimit me qytetarët.

Finalizohet operacioni i koduar “Bashkëpunimi”

Sekuestrohet një pistoletë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sattiva që do shpërndahej në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë autori.

Në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuar nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët përditë e më shumë po besojnë dhe denoncojnë në polici paligjshmërinë në çdo fushë që ajo shfaqet, është finalizuar me sukses një tjetër operacion i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme dhe narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, arrestuan në flagrancë shtetasin E.A., 28 vjeç, banues në Vlorë.

28 vjeçari është denoncuar nga qytetarët se dyshohej që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla si dhe dispononte armë zjarri pa leje.

Shërbimet e policisë pas kontrollit të detajuar në banesën e këtij shtetasi, gjetën të fshehur një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale përkatëse “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni “bashkëpunimi” policia e shtetit shperndante kanabis ne vlore vlore operacioni “bashkëpunimi” policia e shtetit shperndante kanabis ne vlore vlore

Sondazh

Poll