Aktualitet

Protesta te Bregu i Lumit/ Klevis Balliu: Policia po dhunon banorët, të reagojë Avokati i Popullit

17 Prill 2019, 06:48 Nga DOSJA
Protesta te Bregu i Lumit/ Klevis Balliu: Policia po dhunon banorët,

Tiranë- Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme pasi kërkojnë që banesat e tyre të mos shemben ose në të kundërt të dëmshpërblehen nga bashkia.  Banorët janë të revoltuar edhe nuk lejojnë policinë dhe fadromat që të shembin banesat e tjera. Në Bregun e Lumit vihet re një numër i madh forcash policie por edhe banorët nuk janë të paktë në numër. Gra, burra, fëmijë dhe të moshuar kanë dalë edhe sot në mbrojtje të banesave të tyre.

Në mbështetje të tyre është edhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu i cili shprehet se Avokati i Popullit duhet të reagojë për dhunën që po ushtrohet ndaj banorëve.

” Ju janë marrë telefonat nga policia. Shefi i Komisariatit numër 4 dhunuar banorët e Bregut të Lumit. Tani është koha që qytetarët të bashkohen dhe të marrin në dorë fatet e vendit të tyre. E para duhet të qartësojmë një gjë, qeveria gjeti këtu disa banorë që ishin të paktë në numër dhe i sulmoi ata me të gjithë forcën e tyre. Në rastin e Unazës nuk do të bëhet pasi është një projekt në hetim. Është një projekt i korruptuar. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të bëjë hetime se po dhunohen njerëzit”, u shpreh ai.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klevis balliu protesta e te bregu i lumit 17 prill klevis balliu protesta e te bregu i lumit 17 prill

Sondazh

Poll