Aktualitet

Atentat shefit të policisë në Malësinë e Madhe, Hasanaj plagoset bashkë me të atin, e shoqja shpëton mrekullisht! Shoqë

11 Tetor 2020, 10:47 Nga DOSJA
Atentat shefit të policisë në Malësinë e Madhe, Hasanaj

SHKODËR–Atentat Shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe! Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 12:30 te Stacioni i Pompave, në Dobraç atje ku ndodhen “5 heronjtë e Vigut”.

Dy persona, ende të paidentifikuar, teksa ishin duke udhëtuar me motor, kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të automjetit të policisë me targë AA 019 AJ, brenda të cilit ndodhej shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj 37-vjeç, babai i tij Xhelal Hasanaj 74-vjeç, dhe e shoqja, Vjollca Hasanaj 28-vjeç. Shefi Hasanaj bashkë me të atin, janë plagosur rëndë dhe për pasojë janë dërguar me Urgjencë drejt Tiranës. Kurse e shoqja, ka shpëtuar mrekullisht, pasi plumbat nuk e kanë kapur.

Dosja.al mëson se shefi Hasanaj ka marrë tre plumba, dy në kokë dhe një në hundë. Mjekët kanë mundur t’i heqin plumbin nga hunda dhe njërin që kishte në kokë. Ndërsa një tjetëer e ka ende brenda në kokë, dhe pse Hasanaj është i vetëdijshëm.

Edhe babai i efektivit ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka marrë dy plumba në gjoks. 

Policia është ngritur në këmbë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, dhe po kreh zonën për të bërë të mundur kapjen e autorlve. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që bëhet me dije se pista kryesore ku po hetohet është ajo e detyres së 37-vjeçarit.

Nga ana tjetër, njerëzit që e njohin shefin Hasanaj deklarojnë se ai ishte një person i qetë dhe pa konflikte. Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, u shpreh se nuk dëshironte ta komentonte si ngjarje, por shtoi se nën dijeninë e tij, personi që mendohet të ketë qenë shënjestra e këtij atentati nuk ka pasur probleme. 

Xhaxhai i shefit Hasanaj tha gjithashtu se ata janë një familje e qetë. Ndërkohë, nëntë orë pas ngjarjes, tre persona janë shoqëruar në polici, si të dyshuar për atentatin.

Policia e Shkodrës ka gjetur edhe motorin, mbi të cilin udhëtonin dy autorët. Identitetet e të shoqëruarve nuk dihen ende, ndërkohë që ata janë marrë në pyetje. Dëshmia e tyre, pritet të zbardhë detaje mbi ngjarjen e rëndë. Motori është gjetur vetëm 500 metra larg vendit ku dhe ndodhi atentati, ndërsa mjeti do t’i nënshtrohet një ekspertize për të parë nëse në të ka gjurmë nga atentatorët. Kërkimet vijojnë ende.

(J.v;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat shefit te policise ne malesine e madhe mentor hasanaj vjollca hasanaj xhelal hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe mentor hasanaj vjollca hasanaj xhelal hasanaj

Sondazh

Poll