Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për kundërshtarët e Aldo Bares, 3 të “fortët” akuzohen për grup të strukturuar kriminal (EMRAT)

11 Tetor 2020, 09:52 Nga DOSJA
SPAK mbyll hetimet për kundërshtarët e Aldo Bares, 3 të

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për kundërshtarët e Aldo Bares, që njihet si një nga kapobandat e Lushnjes. Mësohet se janë mbyllur hetimet për  Orges Bilbilin, Leart Haxhiun dhe Anterio Kaloshi, të cilët dyshohen si autorë të masakrës së Lushnjes. Mbi ta rëndon edhe akuza e grupit të strukturuar kriminal.

Orges Bilbili së bashku me Laert Haxhiun kanë kryer atentatin në Lushnje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, ndërsa mbeti i plagosur Marius Xhepexhiu.

Ky atentat ndodhi në vitin 2017 dhe mori emrin masakra e Lushnjes. Dyshohet se kishte shkasë një ngjarje të vitit 2016, ku u tentua të ekzekutohej nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Ndërkohë Haxhiu dyshohet nga SPAK si kreu i grupit që ideoi planin për të vrarë Xhulio Shkurti, nip i Aldo Bares, një plan që u mbyll me plagosjen e të riut.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anterio kaloshi kundërshtarët e aldo bares leart haxhiu orges bilbili spak mbyll hetimet anterio kaloshi kundërshtarët e aldo bares leart haxhiu orges bilbili spak mbyll hetimet

Sondazh

Poll