Aktualitet

Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe/ Gjykata lë në qeli Rrok Pepajn: Kam kultivuarbimë medicinale dhe boronicë. Di

11 Tetor 2020, 07:01 Nga DOSJA
Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe/ Gjykata lë

SHKODËR–Ditën e sotme Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Rrok Pepajn, babain e Danjel Pepaj, që akuzohet për dy vrasjet në Malësinë e Madhe.

Rrok Pepaj mbërriti pak minuta më parë në ambientet e kësaj gjykate, i rrethuar nga forca të shumta policie. Para trupës gjykuese ai tha se në zonën e Malësisë së Madhe ka kultivuar vetëm bimë medicinale dhe boronicë. Ndërsa përsa i përket djalit, ai theksoi se di vetëm se i biri  ka pasur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur.

Ndërsa avokati i tij mbrojtes kërkoi një masë lehtësuese për Pepajn, por kërkesa iu hodh poshtë nga trupa gjykuese.

Rrok Pepaj u arrestua më 9 tetor, në banesën e tij në fshatin Vrith, teksa ndodhej i ngujuar. Ai akuzohet se në fshatin Vrith, në bashkëpunim me djalin e tij, kanë kultivuar 29 bimë nartoktike, drogë e cila u bë shkak edhe për vrasjet. Ndërkohë, ka dyshime se Rrok Pepaj ka pasur djeni për vrasjen e Vilson Çutajt, 37 vjeç dhe Klement Pepaj, 21 vjeç, të cilat i kreu i biri, Danjeli. Madje ai ka strehuar edhe të birin pas krimit të rëndë dhe akuzohet edhe për dëshmi të rreme.

Dy kufomat e të rinjve u gjetën disa ditë më parë,  të mbuluar me shkurre dhe larg njëri-tjetrit, pas më shumë se 5 ditësh kërkime në zonë. Sherri mes Danjel Pepës dhe viktimave nisi për parcelat me kabanis, për humbjen e 50 kg drogë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt rrok pepaj në gjykatë gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt rrok pepaj në gjykatë

Sondazh

Poll