Aktualitet

Merr hak për vrasjen e të atit/ 41-vjeçari në Durrës përplas për vdekje me makinë 57-vjeçarin, gjithçka u duk si aksid

11 Tetor 2020, 07:49 Nga DOSJA
Merr hak për vrasjen e të atit/ 41-vjeçari në Durrës

DURRËS-Policia e Durrësit ka zbardhur shkakun e aksidentit që ndodhi ditën e djeshme në Rromanat, ku humbi jetën këmbësori 57-vjeç, Shaqir Estrefi.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 41-vjeçari Myslim Istrefi, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje 57-vjeçarin me makinën tip “Fiat”, për motive të hakmarrjes. Sipas policisë, në vitin 2006 babai i viktimës, Qamil Estrefi ka vrarë të atin e 41-vjeçarit,  Zydi Istrefi. Qamili Estrefi u arrestua dhe u dënua për krimin që kreu. Mësohet se ai ka vdekur disa vite më parë.

Tashmë mbi 41-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Policisë: 

Policia zbardhi shkakun e ngjarjes rrugore të ndodhur ditën e djeshme në Rromanat. Falë veprimeve profesionale rezultoi se ngjarja e ndodhur nuk ishte aksident rrugor , por dyshohet vrasje me dashje për hakmarrje.

Vihet në pranga  41-vjeçari, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, si rezultat i kqyrjes së vendit të ngjarjes, provave të grumbulluara dhe veprimeve profesonale të kryera, bënë të mundur zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.I., 41 vjeç, banues në Rromanat, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.10.2020, rreth orës 15;00, në fshatin Rromanat, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjëndje të dehur, ka goditur këmbësorin shtetasin Sh.E., 57 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, i cili si pasojë e goditjeve të marra, ndërroi jetë. Shtetasi M.I., dyshohet se ka goditur shtetasin Sh.E., për motive hakmarrje, pasi shtetasi Q.E., (babai i viktimës) në vitin 2006 ka vrarë shtetasin Z.I., (babai i të dyshuarit). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti në rromanat arrestohet 41-vjeçari në durrës aksidenti në rromanat arrestohet 41-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll