Aktualitet

Keni bërë plane për fundjavën? Hidhini një sy motit, zona ku sot do të ketë reshje shiu (HARTA)

11 Tetor 2020, 05:55 Nga DOSJA
Keni bërë plane për fundjavën? Hidhini një sy motit,

SHQIPËRI- Ditën e sotme do të mbizotërojë një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Meteoalb parashikon se gjatë pasdites dhe mbrëmjes në zonat veriperëndimore do të ketë shira të pakta. Ndërkohë, temperaturat do të luhaten nga 5 deri në 24 gradë.

Parashikimi: 

Pjesa e parë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira të kalimtare, të cilat më të dukshme do jenë në zonat perëndimore. Por pasditja dhe kryesisht mbrëmja shtojnë vranësirat në zonat veriperëndimore ku priten dhe shira të pakët.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C. Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 11 tetor 2020 moti 11 tetor 2020

Sondazh

Poll