Aktualitet

Dita e 14-të e grevës së urisë/ Naftëtarët e Ballshit në gjendje të rëndë shëndetësore, 3 grevistë në spital. Daut

11 Tetor 2020, 07:44 Nga DOSJA
Dita e 14-të e grevës së urisë/ Naftëtarët e

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e 14-të grevës së urisë. Mësohet se ata ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërkohë që 3 prej tyre janë nisur me urgjencë në spital.

Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve është shprehur se do të vijojnë të mbajnë të mbyllur derën edhe pse gjendja e tyre shëndetësore është rënduar.

“Shëndeti ynë me keq nuk ka se ku të shkojë, e kemi thënë dhe stërthënë që nuk largohemi nga greva. Ndërsa shteti ka zgjidhur kërkesat e të burgosurve me ne nuk merren fare. Të na japin çdo lloj përgjigje edhe të na mbyllin uzinën, por nuk reagojnë”, tha Dautaj.

Ndërsa një naftëtar u shpreh: Gjendja shëndetësore e grevistëve paraqitet e rënduar. Para një ore kemi nisur në spital nja tre kolegët tanë që ishin rëndë. Vetë kam pasur dy ditë shqetësime, rrahje të zemrës të shpeshta. Më erdhi mjekimi nga familja. Shokët janë shumë rëndë, të dehidratuar, marrje mend, dhimbje koke. Do ta vazhdojmë deri në fund”. 

Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre dhe rifillimin e punës,  por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Ata ndodhen sot në ditën e 14 të grevës së urisë.  Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa javë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urisë së naftëtarëve greva e urisë së naftëtarëve

Sondazh

Poll