Aktualitet

8 vite më parë vrau babë e bir në Elbasan/ Arrestohet Jorgo Leku në Greqi, ekzekutoi vrasësin e Sokol Çapajt

11 Tetor 2020, 09:23 Nga DOSJA
8 vite më parë vrau babë e bir në Elbasan/ Arrestohet Jorgo

GREQI- Policia greke ka arrestuar 41-vjeçarin Jorgo Leku (alias Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou), pasi akuzohet se 8 vite më parë ka vrarë në Elbasan, babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin. Mbi të rëndojnë akuzat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai pritet që të ekstradohet nga Greqia.

Vrasja e babë e bir në Elbasan:

Gjithçka nisi pas vrasjes së Sokol Çapjas në Elbasan, më 26 dhjetor të vitit 2005.

Gentian Beqiri bashkë me babain e tij është një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas. Në 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapjas.

Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapjes dhe e plagosën atë, i cili më pas vdiq në spital. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta.

Vrasja e Gentian Beqirit dhe babit të tij, Nezirit ndodhën në vitin 2012. Ky i fundit ishte i njohur edhe si një nga miqtë e ngushtë të Fadil Memës. Për këtë krim, policia arrestoi Arben Jaçen dhe Florenc Çapjen, ndërsa në kërkim Jorgo Leka. Edhe në këtë rast ashtu si në rastin e Rexhepit, personat u lanë të lire për mungesë provash. Jaçe pati pretenduar se gjithçka ndaj tij ishte një inskenim pa asnjë provë. Ndërsa Bardhi në dëshmi ka deklaruar se bashkë me Lekun qëlluan Gentianin. Më pas Jorgo Leku ka qëlluar babain e tij. Vrasja është kryer me sende të forta si rrahje dhe mbytje me jastëk.

Sakaq, Jorgo Leku është pjesë e grupit te Çapjave. Ai është njeriu që dyshohet se ka nisur 173 kg drogë nga Pireu ne Durrës që më pas doli se ishte oriz.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentian beqiri jorgo leku nezir beqiri gentian beqiri jorgo leku nezir beqiri

Sondazh

Poll