Aktualitet

Ekzekutoi armikun e Sokol Çapjas/ Kush është Jorgo Leku, pjesë e bandës së Elbasanit që solli 173 kg kokainë në Durrës

11 Tetor 2020, 10:14 Nga DOSJA
Ekzekutoi armikun e Sokol Çapjas/ Kush është Jorgo Leku,

GREQI– Policia greke ka arrestuar 41-vjeçari Jorgo Leku, i cili akuzohet se është autori i vrasjes së Gentian Beqirit dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Jorgo Leku është pjesë e grupit te Çapjave dhe pikërisht për këtë arsye vrau babë e bir në Elbasan.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Gentian Beqiri ka qenë një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas në Elbasan dhe në shenjë hakmarrje u vra bashkë me babain nga  Jorgo Leku. Ky i fundit ka edhe 3 emra të tjerë: Olsi Leka, Giorgo Lekou, Jorgo Lekou.

Po kështu është njeriu që dyshohet se ka nisur 173 kg kokainë nga Pireu ne Durrës që më pas doli se ishte oriz. 41-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet jorgo leku jorgo leku arrestohet jorgo leku jorgo leku

Sondazh

Poll