Aktualitet

Infektohet me koronavirus Kryetari i Qarkut Elbasan, një pjesë e stafit futet në karantinë

11 Tetor 2020, 06:06 Nga DOSJA
Infektohet me koronavirus Kryetari i Qarkut Elbasan, një pjesë e

ELBASAN- Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetari i qarkut Elbasan,  Bukurosh Stafa është i infektuar me koronavirus.

Mësohet se Stafa ndodhet në banesën, në gjendje të mirë shëndetësore. Menjëherë është karantizuar një pjesë e stafit të tij, deri në marrjen e përgjigjes së tamponit.

Ndërkohë çdo ditë rëndohet bilanci i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 3 pacientë të tjerë, si dhe janë konfirmuar 165 raste të reja.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në total numri i viktimave ka shkuar në 416.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll