Sport

Kuqezinjtë e vegjël ndalen nga Tirana në barazim 1-1

10 Tetor 2020, 16:34 Nga DOSJA
Kuqezinjtë e vegjël ndalen nga Tirana në barazim 1-1

TIRANE – Në mungesë të ndeshjes miqësore që do të zhvillonte përfaqësuesja U21 me Slloveninë, për shkak se skuadra sllovene rezultoi me Covid kur mbërriti në Shqipërië, ekipi shpresa i drejtuar nga Alban Bushi zhvilloi dy ndeshje miqësore. Ndërkohë që me skuadrën e sapongjitur në kategorinë Superiore, Apolloninë fituan ditën e enjte 6-1, ndaj kampionëve të Shqipërisë së Tiranës, kuqezinjtë e vegjël barazuan 1-1 me gola të shënuar nga Sasraku për Tiranën dhe Bullari me penallti. Trajneri Alban Bushi e shfrytëzoi këtë ndeshje për të aktivizuar të gjithë lojtarët që ishin në këtë grumbullim dhe për të parë në aksion shumë element që grumbulloheshin për herë të parë. Pjesa e parë ka treguar një lojë të barabartë me të dy skuadrat që kanë kërkuar vazhdimisht portën dhe lojën sulmuese. Kuqezinjtë në minutën e 15-të kryejnë një zëvëndësim të detyruar me Arbnor Muçollin që largohet nga fusha e lojës i dëmtuar dhe në vendin e tij aktivizohet Vrapi. Minuta e 37-të ishte vendimtare për fatin e ndeshjes, me Adolf Selmanin që ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Këtë mundësi e shfrytëzon mirë Tirana që në minutën e 43-të kalon në avantazh me Sasraku. Fundi i pjesës së parë sjell dhe një zëvëndësim të detyruar për trajnerin Bushi, me Bajramin që largohet i dëmtuar dhe në vendin e tij aktivizohet Korça. Fraksioni i dytë nis me zvëndësime për kuqezinjtë që hedhin në fushën e lojës Agon Muçollin, Ndreçkën, Bullarin dhe Alian. Loja tregon një inisiativë më shumë të kuqezinjve që kërkojnë barazimin, i cili vjen në minutën e 74-të nga Bullari që kthen në gol një penallti të fituar nga Ndreçka. Deri në fundin e ndeshjes ka kohë dhe për aktivizimin e Qamilit, Bashës, Matës dhe Dukës. Gjithçka mbyllet në barazim 1-1.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kombetarja miqesore shpresa tirana u21 kombetarja miqesore shpresa tirana u21

Sondazh

Poll

Sport 10 Tetor 2020, 15:57

Reja: Kam besim tek skuadra, do marrim maksimumin

KAZAKISTAN – Pasi ka zhvilluar dy seanca stërvitore në Almati të Kazakistanit, kombëtarja kuqezi është gati për ndeshjen ndaj Kazakistanit. Në kofnerecnën e fun...

Sport 10 Tetor 2020, 15:16

KOSOVË-Pas Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit, edhe titullari tjetër i Kosovës, Milot Rashica reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku sqaroi arsy...

Sport 10 Tetor 2020, 12:15

Kuqezinjtë gati për Kazakistanin

KAZAKISTAN – Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në Almati të Kazakistanit në prag të ndeshjes së Nations Leagu...