Sport

“Në tetor vendoset e ardhmja e Hysaj-t”, menaxheri i mbrojtësit paralajmëron Napolin

10 Tetor 2020, 15:28 Nga DOSJA
“Në tetor vendoset e ardhmja e Hysaj-t”, menaxheri i

NAPOLI-Emri i Elseid Hysajt u lakua deri në orët e fundit të merkatos, për t’u larguar nga Napoli, por në fund mbrojtësi shkodran vendosi të qëndrojë nën urdhrat e trajnerit Gattuso, ndërsa menaxheri i tij Mario Giuffredi zbulon edhe arsyet e këtij vendimi.

“Ka pasur oferta të shumta në drejtim të Hysajt gjatë këtij sezoni merkatoje, por ai vendosi të qëndrojë pikërisht për shkak të marrëdhënies mjaft të mirë që ka ndërtuar me Gattuson. Nëse do të ishte një trajner tjetër në pankinë, lojtari do ishte larguar me siguri”, u shpreh Giuffredi.

Kontrata e Hysajt me Napolin skadon verën e ardhshme dhe palët nuk kanë gjetur ende akordin për rinovim, ndaj menaxheri i shkodranit ka paralajmëruar se brenda muajit tetor do të vendoset përfundimisht e ardhmja e mbrojtësit.

“Kemi vendosur që brenda muajit tetor të ulemi për rinovimin e kontratës, pasi te Napoli nuk duhet të harrojnë që prej janarit Hysaj është i lirë të nënshkruajë me cilin klub të dojë, me parametra zero. Do të jetë një negociatë e tipit “brenda ose jashtë”, ku do të vendoset gjithçka, pasi koha nuk pret më”, u shpreh menaxheri i Hysajt.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mario giuffredi napoli mario giuffredi napoli

Sondazh

Poll

Sport 10 Tetor 2020, 15:16

KOSOVË-Pas Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit, edhe titullari tjetër i Kosovës, Milot Rashica reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku sqaroi arsy...

Sport 10 Tetor 2020, 12:15

Kuqezinjtë gati për Kazakistanin

KAZAKISTAN – Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në Almati të Kazakistanit në prag të ndeshjes së Nations Leagu...

Sport 9 Tetor 2020, 21:26

Ibrahimovic “mund” Covid-in, gati për derbin

ITALI – Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibahimovic ka njoftuar zyrtarisht tifozerinë e tij dhe publikun për shërimin e tij nga Covid-19. Këtë herë njoftimin ai e ka...