Berisha shkund ekipin: Do bëjmë diferencën që nga nesër
10 Tetor 2020, 16:08Nga DOSJA
KAZAKISTAN – Humbja me Lituaninë dhe mungesat e shumta në këtë grumbullim, për shkak dëmtimi apo moslejimi nga klubet, ka bërë të duket disi i brishtë ambienti i kombëtares. Për t’i dhënë një shkundje dhe për t’i rikthyer disi besimin këtë herë ka menduar kapiteni Etrit Berisha. Përkrah trajnerit Reja, në konferencën e fundit për shtyp përpara ndeshjes, gjigandi i portës së kombëtares shqiptare thekson: “Sigurisht që Shqipëria është skuadra pretendente e grupit, këtë e them i bindur si të marrim lojtarët një e nga një ashtu edhe në tërësi si skuadër. Megjithatë ndeshja e kaluar, ku ne humbëm me Lituaninë tregoi se dhe skuadrat e tjera kanë mundësi që të kualifikohen. Ne edhe pse jemi pretendent në letër tani duhet ta tregojmë edhe në fushë këtë gjë, pasi nuk është koha që të bëjmë shumë kalkulime, të gjitha skuadrat e grupit kanë nga një fitore dhe grupi është në ekuilibër. Ne që nga nesër duhet të fillojmë të bëjmë diferencën,” – përfundon ai. Kujtojmë që prezenca e tij ka qenë gjithashtu në dyshim për shkak të lëvizjeve të fundit të merkatos, megjithatë në momentin e fundit u bë e mundur që Berisha të jetë në grumbullim dhe i gatshëm nën urdhrat e Rejas për dy ndeshje kaq të rëendësishme sa kjo me Kazakistanin dhe ajo me Lituaninë pak ditë më pas më 14 tetor.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SPANJË– Ish-portieri i Real Madrid, Iker Casillas u largua nga Real Madrid pas përplasjeve me trajnerin e asaj kohe të madrilenëve, Jose Mourinho. Ka...
KAZAKISTAN – Pasi ka zhvilluar dy seanca stërvitore në Almati të Kazakistanit, kombëtarja kuqezi është gati për ndeshjen ndaj Kazakistanit. Në kofnerecnën e fun...
NAPOLI-Emri i Elseid Hysajt u lakua deri në orët e fundit të merkatos, për t’u larguar nga Napoli, por në fund mbrojtësi shkodran vendosi të qëndrojë nën urdhra...
ANGLI- Një kontratë faraonike bëhet gati për yllin belg të Manchester City Kevin De Bruyne i cili është shndërruar një ndër shtyllat kryesore të skuadrës së Pep...
Sport10 Tetor 2020, 15:16
KOSOVË-Pas Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit, edhe titullari tjetër i Kosovës, Milot Rashica reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku sqaroi arsy...
VENEZUELË-Salomon Rondon, sulmuesi nga Venezuela nuk ia ka dalë të fluturojë drejt vendit të tij për të përfaqësuar skuadrën në eleminatoret e Amerikës së ...
KAZAKISTAN – Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në Almati të Kazakistanit në prag të ndeshjes së Nations Leagu...
ITALI – Nuk është kapërdirë lehtë nga tifozët e Kosovës humbja 2-1 me Maqedoninë e Veritu javën e shkuar. Mungesat e shumta të ekipit të drejtuar nga Bernard Sh...
RUSI– “Ronaldo është homoseksual, ndërsa lidhja me Irina Shayk ishte një lojë”. Kështu e nis intervistën e tij Peter Listerman, pronari i një agjencie ta...