Sport

10 Tetor 2020, 15:16 Nga DOSJA

KOSOVË-Pas Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit, edhe titullari tjetër i Kosovës, Milot Rashica reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku sqaroi arsyet e mungesës në ndeshjen e Play Off-it të Europa Leagues ndaj Maqedonisë së Veriut.Sulmuesi që është pjesë e Werder Bremen në Bundesligën gjermane shkruante se e dinte mirë rëndësinë e takimit në Shkup, por se nuk stërvitej që prej ndeshjes Moldavi-Kosovë, për shkak të një dëmtimi në gju.

Postimi i Rashicës:

Të gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut dhe dëshira ka qenë shumë e madhe që të jem bashkë me grupin se dhe për mua personalisht do të ishte ndeshja më e rëndësishme deri tani ne jetën time, por që nga ndeshja “Moldavi-Kosovë” ku kam pësuar lëndim ne gju, nuk kam stërvitur as edhe një herë te vetme bashkë me ekipin (Afër 5 javë) dhe kam munguar ne 4 ndeshjet e para zyrtare te sezonit te ri. Dhe përveç dhimbjes ne gju kam qenë dhe jam larg me përgatitje fizike për çka edhe nuk kisha mundur ta jap kontributin tim ne at ndeshje. Ndjeva obligim që ta bëjë ketë sqarim pasi pash reagimin e njerëzve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kosova rashica kosova rashica

Sondazh

Poll

Sport 10 Tetor 2020, 12:15

Kuqezinjtë gati për Kazakistanin

KAZAKISTAN – Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në Almati të Kazakistanit në prag të ndeshjes së Nations Leagu...

Sport 9 Tetor 2020, 21:26

Ibrahimovic “mund” Covid-in, gati për derbin

ITALI – Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibahimovic ka njoftuar zyrtarisht tifozerinë e tij dhe publikun për shërimin e tij nga Covid-19. Këtë herë njoftimin ai e ka...