Sport

Kuqezinjtë gati për Kazakistanin

10 Tetor 2020, 12:15 Nga DOSJA
Kuqezinjtë gati për Kazakistanin

KAZAKISTAN – Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në AlmatiKazakistanit në prag të ndeshjes së Nations League ndaj vendasve. Ekipi ynë përfaqësues ka mbërritur në Kazakistan pasditen e së premtes pas një udhëtimi të gjatë prej gati 7 orësh me charter nga Tirana. Më 11 tetor ata do të zhvillojnë ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve. Nga dy të parat kuqezinjtë kanë arritur të grumbullojnë vetëm 3 pikë, falë fitores me Bjellrusinë në Minsk 2-0, ndërkohë që ndeshjen e dytë e humbën në “Air Albania” në kryeqytet me Lituaninë 0-1. I gjithë grupi ynë ku bën pjesë Kazakistani, Lituania dhe Bjellrusia është në kuotë të brabartë pikësh me 3 secila skuadër, duke vendosur një ekuilibër të plotë. Për kombëtaren Shqiptare do të jenë dy ndeshje shumë të rëndësishme këto të 11 dhe 14 tetorit me Kazakistanin dhe Lituaninë të dyja në transfertë. Vlen për t’u përmendur edhe mungesat e shumta që ka patur ky grumbullim, por që Edi Reja është shprehur shpresëplotë për djemt e rinj që ka grumbulluar. Ndeshja mes Kazakistanit dhe Shqipërisë do të zhvillohet ditën e diel në orën 15:00 me orën tonë lokale.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kazakistan kombetarja kuqezinjtë nationsleague kazakistan kombetarja kuqezinjtë nationsleague

Sondazh

Poll

Sport 9 Tetor 2020, 21:26

Ibrahimovic “mund” Covid-in, gati për derbin

ITALI – Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibahimovic ka njoftuar zyrtarisht tifozerinë e tij dhe publikun për shërimin e tij nga Covid-19. Këtë herë njoftimin ai e ka...