Sport

Tri arratisje të dështuara, futbollisti nuk lejohet nga klubi të përfaqësojë Kombëtaren, sulmuesi kishte blerë 5 bileta

10 Tetor 2020, 12:18 Nga DOSJA
Tri arratisje të dështuara, futbollisti nuk lejohet nga klubi të

VENEZUELË-Salomon Rondon, sulmuesi nga Venezuela nuk ia ka dalë të fluturojë drejt vendit të tij për të përfaqësuar skuadrën në eleminatoret e Amerikës së Jugut. Sulmuesi që aktivizohet me skuadrën kineze Dalian Yifang kishte marrë ftesë nga Kombëtarja e Venezuelës për të luajtur ndaj Kolumbisë dhe Paraguait.

Por klubi nuk i kishte dhënë leje, pasi një vendim i FIFA-s i jep të drejtë klubeve të mos i lirojnë lojtarët e tyre.  Rondon kishte blerë tri bileta për pesë ditë, duke tentuar çdo herë që të largohej nga Kina, por klubi i Dalian ia kishte ndaluar një gjë të tillë.Në një nga këto raste, zyrtarët e klubit e kanë zënë dhe ndaluar në aeroport, duke mos e lejuar që të hipte në avion në momentin e fundit, pavarësisht dëshpërimit të futbollistit i cili donte me çdo kusht t’i bashkohej ekipit përfaqësues.

Gjithçka ka të bëjë me faktin se skuadra e Dalian është duke luftuar për mbijetesë dhe mungesa e futbollistit do të shoqërohej me një karantinë të detyruar pas kthimit. “Unë bëra çfarë ishte e mundur për të shkuar me ekipin”, shkroi i dëshpëruar Rondon në rrjetet sociale pasi dështoi tentativa e tij e tretë e arratisjes nga Kina.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dalian yifang rondon venezuele dalian yifang rondon venezuele

Sondazh

Poll

Sport 10 Tetor 2020, 12:15

Kuqezinjtë gati për Kazakistanin

KAZAKISTAN – Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në Almati të Kazakistanit në prag të ndeshjes së Nations Leagu...

Sport 9 Tetor 2020, 21:26

Ibrahimovic “mund” Covid-in, gati për derbin

ITALI – Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibahimovic ka njoftuar zyrtarisht tifozerinë e tij dhe publikun për shërimin e tij nga Covid-19. Këtë herë njoftimin ai e ka...