Sport

Avdiaj ka qëlluar një dështim në sulm, Tirana rinis bisedimet ne Ngoo, problem mbetet paga e lartë që kërkon anglezi

10 Tetor 2020, 09:25 Nga DOSJA
Avdiaj ka qëlluar një dështim në sulm, Tirana rinis

TIRANË– Në një moment që kampionati mund të fillojë nga momenti në moment, Tirana duket se nuk është gati në fazën e sulmit. Ernest Muçi nuk mjafton, ndërsa Avdiaj dhe Sasraku janë dy emrat që nuk po bindin. Në kushte të tilla, kampionët janë rikthyer edhe një herë te Micheal Ngoo.

Sezonin e fundit anglezi shënoi 13 gola duke dhënë një kontribut madhor në arritjen e titullit. Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe po punohet për gjetjen e një akordi. Merkato është mbyllur, por Tirana ndihmohet nga fakti që 27-vjeçari nga Londra është një lojtar i lirë.

Shtatlarti kërkoi një rrogë prej 10 mijë eurosh në muaj, por drejtuesit bardheblu nuk ofrojnë më shumë se 8500 euro.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ngo'o tirana ngo'o tirana

Sondazh

Poll

Sport 9 Tetor 2020, 21:26

Ibrahimovic “mund” Covid-in, gati për derbin

ITALI – Sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibahimovic ka njoftuar zyrtarisht tifozerinë e tij dhe publikun për shërimin e tij nga Covid-19. Këtë herë njoftimin ai e ka...