Aktualitet

Deklarimi i pasurisë, kandidati për ILD-në, Hazizaj: Komunizëm, shteti kërkon vërtetime nga unë, ndodh vetëm në Shqipë

17 Prill 2019, 05:25 Nga DOSJA
Deklarimi i pasurisë, kandidati për ILD-në, Hazizaj:

Tiranë-  Juristi Altin Hazizaj është një nga kandidatët për ILD-në. Së fundmi ka deklaruar se teksa ka dorëzuar në zyrat e shtetit deklarimin e pasurisë së tij i është kërkuar që të çonte edhe vërtetime që vërtetonin këtë pasuri.

“Përgjigjja e zonjave të nderuara, që më priten ne mënyre shumë korrekte ishte: “Këtë thotë ligji!”. Me një fjale letrat duhet t’i jap unë dhe të guxoj te bëj gabimin me të vogël se përfundon i akuzuar për mashtrim! Tmerr! Ti i jep shtetit çdo të drejtë që të kërkojë të dhëna e fakte ne lidhje me ty, pra i dorëzohesh tërësisht të gjithë vërtetimit, por shteti yt ta kthen, jo me sill sa letra se ato me bëjnë pune!”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Qe ne Shqiperi ka ligje dhe rregulla idiote kjo nuk eshte asgje e re, por qe te ndertosh nje institucion te tere te bazuar mbi kete eshte absurde! Eshte tamam ai momenti kur me keqardhje i thua vetes: vetem ne Shqiperi!

Ne kuader te kandidimit tim per Inspektor te Larte te Drejtesise duhet bere edhe deklarimi i pasurise, i te ardhurave etj etj. Deri ketu jemi mese OK. Shkoj prane ILDKPI per te dorezuar deklarimin dhe dy punonjese shume te sjellshme me thone qe per burimet e te ardhurave, duhet te sjell vertetime te vertetesise se tyre! I them qe une i kam te deklaruara te gjitha te ardhurat, te gjitha institucionet e cdo gje duhet! Institucioni eshte i autorizuar nga une tashme qe te kerkoje ne cdo rregjister shqiptar dhe te huaj ne lidhje me te ardhurat e perfituara nga ana ime, te ligjshme apo edhe te paligjshme per ate pune.

Pergjigjja e zonjave te nderuara, qe me priten ne menyre shume korrekte ishte: kete thote ligji! Me nje fjale letrat duhet t’i jap une dhe te guxoj te bej gabimin me te vogel se perfundon i akuzuar per mashtrim! Tmerr!

Ti i jep shtetit cdo te drejte qe te kerkoje te dhena e fakte ne lidhje me ty, pra i dorezohesh teresisht te gjithe vertetimit, por shteti yt ta kthen, jo me sill sa letra se ato me bejne pune! Ne nje vend normal, firqmos autorizimin dhe i thua institucionit gjej cdo gje per mua dhe beje publike! Ketu eshte komunizem total! Tmerr i vertete! Ligjvenesit e nderum kane dashur me vendos vetulla e kane nxjerre syte!

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin haziaj deklarimi i pasurise kandidat ild altin haziaj deklarimi i pasurise kandidat ild

Sondazh

Poll