Aktualitet

“Admir Murataj nuk u qëllua nga Policia”, Berisha publikon mesazhin: Plumbi është zhdukur

16 Prill 2019, 17:52 Nga DOSJA
“Admir Murataj nuk u qëllua nga Policia”, Berisha publikon

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur dyshime të reja mbi vrasjen e Admir Muratajt nga Policia. Në një shënim në Facebook, ai ka publikuar mesazhin e një personi që identifikohet si punonjës i FNSH, i cili shkruan se Murataj nuk u qëllua nga Policia.

Më tej shtohet se ka dyshime të forta që ai është përdorur si kurth nga njerëz me pushtet, dhe se plumbi që ka marr në kokë është zhdukur.

POSTIMI I PLOTË

Oficeri i FNSH:

Admir Murataj nuk u qellua nga policia.

Lexoni mesazhin e tij. sb

Persh Dr.Berisha!

Sipas nje punonjsi te FNSH,Admiri Murataj nuk eshte qelluar nga policia,ka dyshime shume te forta qe ai eshte perdorur si kurth nga njerez me pushtet,gjithashtu ai shton: plumbi qe ka marr ne koke i ndjeri nuk ekziston eshte zhdukur!

Gjithsesi duhet verifikuar ne teresi dhe me thelle kjo çeshtje, por te gjitha rruget te cojne tek nje grabitje dhe skenar shteteror!

Grabitja spektakolare ndodhi më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja ne rinas sali berisha vjedhja e milionave vrasja e admir muratajt admir murataj grabitja ne rinas sali berisha vjedhja e milionave vrasja e admir muratajt

Sondazh

Poll